December 21, 2016 at 11:16 pm

Detaj i dhimbshëm i fotografisë pas vrasjes së ambasadorit rus (Foto)

loading...

1

Ajo është një ndër fotografitë që ka bërë xhiron e botës fill pas vrasjes makabre të ambasadorit rus në Ankara.
Nëse shihet me vëmendje, ambasadori i ndjerë rus në Ankara kishte veshur një palë këpucë, të cilët duken tejet të konsumuara nga poshtë aq sa fërkimi me tokën i ka ngrënë një pjesë të mirë të shuallit. Gjithashtu, tek pjesa e takës së këpucës konsumimi është edhe më i madh dhe duken qarte konturet e katërkëndëshave të vegjël, të cilët ndodhen mes thembrës dhe shuallit të takës.

Andreji Karlov ishte ambasadori i shtetit të dytë më të fuqishëm në botë në kryeqytetin e një shteti tjetër të fuqishëm, por luksi nuk ishte pjesë e jetës së tij, shkruan Albeu.com.

Kjo foto pasqyron çdo gjë dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që kapardisen salloneve të shndritshme të perëndimit me kostume dhe këpucë me vlerë mijëra euro.
2

3

LEXO:  Njihuni me burrin që dikur kishte 202 kilogramë, por që sot ia kanë të gjithë lakmi për linjat trupore (Foto)
.