January 2, 2017 at 12:57 am

Policia turke: Ky është sulmuesi i diskotekës në Stamboll (Foto/Video-PAMJE TË RËNDA)

loading...


Policia turke ka publikuar fotografinë e sulmuesit të mundshëm në klubin e natës në Stamboll, në të cilin u vranë 39 persona, kurse 69 mbeten të plagosur në natën e ndërrimit të moteve.
Fotografia është marrë nga kamerat në kontrollin e pasaportës, kurse informacionet e fundit thonë se sulmuesi nuk është shtetas turk, transmeton lajmi.net.

Mediat theksojnë se caku dhe mënyra e sulmit tregojnë se bëhet fjalë për pjesëtarin e ISIS-it.

Supozohet se sulmuesi ende ndodhet në Stamboll, kurse policia turke po kryen kërkime të gjithanshme. Kamerat e sigurimit kanë kapur edhe momentin kurse sulmuesi shtien në personel dhe mysafir në klubin e natës “Reina”.

Gati dy të tretat e të vrarëve në sulmin e mbrëmshëm në Stamboll janë shtetas të juaj, raportojnë mediat turke.

Më herët janë publikuar fotografi të një personi tjetër, për të cilin mediat turke theksonin se ishte i dyshuari kryesor për sulmin. Megjithatë, në bazë të fotos, tash duket person tjetër. /Lajmi.net/

KUJDES! Pamje të rënda

LEXO:  Barazojnë Italia dhe Spanja, buzëqesh Shqipëria (Video)
.