October 24, 2016 at 8:25 pm

Skandaloze: Kjo është “shefica” e lypsarëve në Prishtinë, ja çfarë iu tha në mbledhje (Foto)

loading...

Numri i lypsarëve në Prishtinë po rritet nga dita në ditë. Por, ata duket se nuk janë vetëm të “zotit” e vetvetes pasi që kanë një shef që kërkon “hakun” nga ta.
0
Indeksonline ka arritur të sigurojë një moment aspak të këndshëm përmes një lexuesi. Një vajzë e veshur në të shkurt del të jetë “shefica” e lypsarëve, shumica nga ta romë.

Ajo ka patur një “mbledhje” sot më romat afër semaforëve te Katedralja në Prishtinë. Në “mbledhjen” që nuk zgjati shumë, femra që shitej si “bosse” kishte shumë kritika për punëtorët e saj.Ajo ankohej në ta se nuk kanë mbledhur shumë para në pesë ditët e fundit.

Madje për më “rëndë”, “bosja” ankohej se nuk ka arritur të shkojë as në fitnes në këto ditë.

Nga ta ka kërkuar më shumë angazhim, para dhe shumë më shumë punë.

Vazhdimisht në media dhe në shoqëri është përmendur se shumica e lypsarëve në Prishtinë kanë tutorët e tyre që në fund i vjelin paratë e fituara, gjë e cila sot është konfirmuar./Indeksonline
2

LEXO:  Momenti kur burri i Shyhretes e mbulon me para nusen e djalit (Video)
.