Terror ne Stamboll të paktën 35 të vdekur

 Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në sulm në një klub nate në Stamboll, ka thënë guvernatori i qytetit.Dy burra thuhet se janë veshur me kostume të Babadimrit dhe kanë sulmuar klubin e mesnatës.
Në mesin e të vdekurve është një polic, Vasip Sahin, duke shtuar se ishte një sulm terrorist.

Një person i armatosur raportohet se ka gjuajtur drejt njerëzve në klubin që po festonin Vitin e Ri, transmeton lajmi.net.

Një numër i madh i policëve vazhdon të tentoj t’i kap sulmuesit në klubin Reina në Ortakoy.

Të paktën gjashtë ambulanca janë duke transferuar njerëz në spital që kanë marrë plagë të rënda, ndërsa në klub kanë qenë deri në 600 njerëz kur sulmuesit janë futur brenda. /Lajmi.net/