December 27, 2016 at 6:32 pm

Thotë “Unë jam profet…” dhe u hidhet luanëve (Video +18)

loading...

Franko Ferrada, 20 vjeçar, është hedhur lakuriq në kopshtin zoologjik “Santiago”, ditën e shtunë duke deklaruar se është profet i dërguar nga Zoti.

Ferrada është plagosur rëndë nga luanët që u munduan “ta shqyejnë” për ushqim, në një kopsht zoologjik me luanë në Kili.

Është e paqartë se a kishte tentuar që t’i jap fund jetës së tij, sado që para njerëzve të pranishëm në kopshtin zoologjik, para se t’ju hidhej luanëve, ju ka përmendur se ka qenë dikur një hero biblik, Daniel, i cili iu është hedhur luanëve por është shpëtuar nga një engjëll të dërguar nga Zoti.

Ai kishte lënë një letër në xhepin e rrobave të tij, para se të futej në kopsht duke thënë se është profet dhe se fundi i botës është afër.
“Apokalipsi ka arritur, dhe unë e di se kur mund të vijë”, ka shkruar ai. “Unë jam profeti dhe jam kthyer për njerëzit e mi.”

Njerëzit që e kanë njohur kanë thënë se në moshën 11 vjeçare nëna e tij kishte vdekur nga kanceri dhe babai i tij ishte alkoolist, prandaj refuzoi të kujdeset për të, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net

Mënyra e vetme për ta shpëtuar ishte të vrisnin luanët që po sulmonin Ferradën, i cili tashmë është në spital me lëndime serioze në fytyrë, qafë, krahë e pjesë tjera të trupit. /Lajmi.net/

LEXO:  Labinot Tahiri - Sa pa fat qëllova (Video)
.